Arbëri

Gjashtë raste të reja me COVID-19 dhe dy të shëruar

Gjashtë raste të reja me COVID-19 dhe dy të shëruar

Gjashtë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar të hënën në Kosovë. Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Janë testuar gjithsej 243 mostra, ndërsa të gjitha rastet janë nga Komuna e Prizrenit. Bëhet fjalë për raste pozitive në Romajë.Janë raste kontakti, ka njoftuar IKSHPK-ja.