Kuvendi i Kosovës ka shpallur sot konkurse për plotësimin e pozitave të lira në shtatë institucione të pavarura.
Konkurset janë hapur si në vijim:
- Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit;
- Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi;
- Për zgjedhjen e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, prej tyre së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë dhe së paku dy (2) anëtarë duhet të jenë të gjinisë femërore;
- Për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media;
- Për zgjedhjen e 3 (tre) anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës;
- Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile;
- Për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore;
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.