Arbëri

Aktakuzë ndaj të dyshuarës që iu bashkua ISIS-it më 2014

Aktakuzë ndaj të dyshuarës që iu bashkua ISIS-it më 2014
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurës me inicialet J.L. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura J.L. më 12.09.2014, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS” në Siri, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, së bashku me nënën e saj F.L, motrën L.L dhe E.K., kanë udhëtuar për në Stamboll ku edhe janë takuar me babanë e saj N.L. i cili ka udhëtuar nga Aeroporti i Shkupit e më pastaj me aeroplan kanë shkuar në qytetin Gazientep afër kufirit me Sirinë ku përmes pjesëtarëve të ISIS-it, janë kontaktuar me vëllain e saj B.L., të cilët i kanë transportuar fillimisht në qytetin Gjerablus, pastaj në qytetin Sedel Faruk”, njofton prokuroria.