Arbëri

MASHTI do të provojë t’i kthejë për dy javë në shkolla maturantët dhe semimaturantët

Ministria e Arsimit është duke e shqyrtuar mundësinë që të bëjë përpjekje për kthimin në shkollë për të paktën 2 javë të maturantëve dhe nxënësve të klasave të 9-ta, që të përgatiten për testin e maturës dhe atë të arritshmërisë.

Në një përgjigje me shkrim, për “KOHËN”, MASHTI ka thënë se megjithatë kjo është një çështje sfiduese, për shkak të rregullave, përkatësisht aplikimit të masave adekuate me qëllim të parandalimit të Covid-19.