Arbëri

150 qytetarë u kthyen nga Zvicra, vetizolohen

Rreth 150 persona nga Zvicra janë kthyer në Kosovë, këtë të mërkurë. Por, jo të gjithë u dërguan në karantinë, ashtu siç parashihet me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga ky grup i të kthyerve në Kosovë, vetëm 4 persona u dërguan në Qendrën e Studentëve, për t’u karantinuar, e që më pas edhe ata u liruan nga aty, raporton KOHA.