Arbëri

Pa u publikuar aktgjykimi i plotë nga Kushtetuesja, seanca për votimin e qeverisë së re nuk do të thirret

Lidhja Demokratike e Kosovës, që synon të udhëheqë me qeverinë e re, nuk do të thërrasë seancën e Kuvendit për votimin e ekzekutivit të ri, pa u publikuar aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për mandatarin.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Arben Gashi, ka thënë se akoma nuk e kanë zyrtarizuar përbërjen e ministrave nga partia e tyre, raporton KOHA.