12:39

Kryesia e LDK-së vendos të hënën për Qeverinë e re

Lidhja Demokratike nuk do ta mbajë të dielën mbledhjen e Kryesisë, në të cilën ishte paralajmëruar të vendoste për çështje që lidhen me Qeverinë e re, përfshirë edhe emrat e ministrave të saj. Do të mblidhet të hënën, për të vendosur për këto çështje.

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, ka thënë për KOHË-n se mbledhjes duhet t'i paraprijë publikimi i Aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese, nëpërmjet të cilit është shpallur kushtetues dekreti i presidentit Hashim Thaçi, me të cilin është caktuar mandatar për ta formuar Qeverinë e re kandidati i LDK-së, Avdullah Hoti.

Mustafa ka shprehur pritjen se Aktgjykimi do të publikohet të hënën dhe që Kryesia të mblidhet po këtë ditë.

LDK ende nuk ka bërë publik emrat e ministrave në kabinetin qeveritar. Ndryshe nga ajo kanë vepruar subjektet tjera politike që kanë mbërritur marrëveshje koalicioni me LDK-në.

10:39

Kryesia e LDK-së mblidhet sot, pritet të diskutojë për përbërjen e re të Qeverisë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot.

Derisa janë në pritje të publikimit të plotë të arsyetimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo parti do të diskutojë për detajet e ekzekutivit të ri.

Në kryesinë e cila pritet të mblidhet në ora 16:00 do të diskohet për përbërjen e re të Qeverisë, mëson KOHA.

Kujtojmë që LDK ende nuk ka bërë publik emrat e ministrave në kabinetin qeveritar.

Për dallim prej marrëveshjeve të tjera, e papublikuar ka mbetur edhe marrëveshja me Listën Serbe.