Arbëri

10 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Infektivë, 3 në gjendje më të rëndë

10 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Infektivë, 3 në gjendje më të rëndë

Dhjetë të infektuar me koronavirus mbesin të shtrirë në Infektivë. Tre prej tyre, gjatë së dielës kanë qenë në gjendje më të rendë dhe po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Infektologu Salih Ahmeti ka thënë se gjendja e pacientëve tjerë është stabile, por se gjatë ditës nuk pritet që ndonjë prej tyre të lirohet për shtëpi.