Arbëri

MD-ja për ligj që mundëson konfiskimin pa aktgjykim të pasurisë së pajustifikueshme

Hartimin e një ligji që do të mundësonte konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme pa një aktgjykim dënues e ka propozuar Ministria e Drejtësisë.

Prej tri opsioneve të dhëna në koncept-dokumentin për pasurinë e fituar në mënyrë të pajustifikueshme, ky dikaster ka favorizuar hartimin e këtij ligji, duke dhënë dy modele të konfiskimit civil.