Arbëri

Hiqet referenca e nenit 95 në aktgjykimin e plotë, VV-ja thotë se vendimi u manipulua

Katër ditë pas publikimit të vendimit, përmes të cilit u konfirmua kushtetueshmëria e dekretit të presidentit Hashim Thaçi, Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë.

Por, për dallim nga vendimi i publikuar të enjten në orët e mbrëmjes, Kushtetuesja ka hequr një pjesë, raporton KOHA.