Arbëri

Zyra e kryeministrit Kurti: Gjykata Kushtetuese bie në kundërshtim me vetveten

Zyra e kryeministrit Kurti: Gjykata Kushtetuese bie në kundërshtim me vetveten

Gjykata Kushtetuese nuk ka paraqitur përmbajtjen e saktë të punës së Komisionit Kushtetues. Kështu thuhet në një komunikatë të Zyrës për Komunikim Publik të kryeministrit të Kosovës, që ka reaguar edhe për ndryshimin e paragrafit, për të cilin ka raportuar fillimisht KOHA.

Zyra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, vlerëson se Gjykata ka paraqitur në mënyrë të shtrembëruar faktet rreth shpërndarjes automatike të Kuvendit pas mocioneve të mosbesimit në vitet 2010 dhe 2017.