Arbëri

Shkaku i njoftimit të vonshëm, shumë pak çerdhe nisën punën të hënën

Paralajmërimi i së dielës pasdite i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga e hëna të hapen institucionet parashkollore, i ka zënë në befasi shumë çerdhe e kopshte. Asnjë nga to, deri pak orë para mesnatës, nuk kanë pasur informata se si të veprojnë dhe çfarë masash duhet ndërmarrë pas vendimit për hapje.

Në pjesën më të madhe të çerdheve e kopshteve, të hënën, ka dalë vetëm stafi e që është marrë me përgatitjet për rikthimin në punë pas gati 3 muajsh.