Arbëri

Osmani: Liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për 1133 fëmijët që i morën nga ne

Osmani: Liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për 1133 fëmijët që i morën nga ne

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për drejtësi për 1133 fëmijët të cilëve në luftën e fundit “iu pre jeta, ende pa e nisur mirë”.

Ajo ka shkruar se 109 fëmijë ende rezultojnë të zhdukur. Sipas Osmanit, fëmijët e vrarë në Kosovë janë thirrja e vazhdueshme e ndërgjegjes për mizorinë ndaj qenieve më të pafajshme në botë.