Arbëri

Kundërthëniet e Kushtetueses në aktgjykimin final

Kundërthëniet e Kushtetueses në aktgjykimin final

Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin e plotë për dekretin e presidentit që e mandaton Avdullah Hotin (LDK) për kryeministër, duke e fshirë paragrafin për të cilin “Koha Ditore” ka raportuar të dielën se është jorelevant. Bëhet fjalë për paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, dispozitë që flet për situatën pasi në Kuvend subjekti më i madh politik dështon të sigurojë vota në Kuvend për ta formuar Qeverinë, gjë që nuk ka qenë rasti me LVV-në.

Në pjesën përfundimtare dhe kryesore të aktgjykimit Kushtetuesja ka shkruar: “Gjykata, vendosi...III - Të shpallë me shumicë votash, që DEKRETI (nr. 24/2020) i 30 prillit 2020 i Presidentit të Republikës së Kosovës përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 (Kompetencat e Presidentit) në lidhje me nenin 95 (Zgjedhja e Qeverisë) të Kushtetues së Republikës së Kosovës”.