Arbëri

27 raste të reja me koronavirus u regjistruan të hënën, shifra më e lartë që nga 26 prilli

27 raste të reja me koronavirus u regjistruan të hënën, shifra më e lartë që nga 26 prilli

Nga testimi i 172 mostrave, të hënën janë konfirmuar 27 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë. Këto raste pozitive janë regjistruar dy javë pasi që Kosova ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër përhapjes së COVID-19 dhe në ditën e parë të fillimit të fazë së tretë. Numri i rasteve të reja me koronavirus nuk ka qenë kaq i lartë që nga 26 prilli, kur ishin regjistruar 32 raste të reja. Ndërkohë që numri i rasteve të reja e ka kaluar numrin 20 të fundit herë më datën 22 maj, kur ishin regjistruar 21 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se rastet pozitive janë raste kontakti prej të cilave 14 raste nga komuna e Vushtrrisë, (sipas vendbanimit: 5 raste në Ceceli, 4 raste në Vushtrri, 4 raste në Mihaliq dhe 1 rast në Bajskë), 5 rate nga Komuna e Podujevës (sipas vendbanimit: 3 raste në Podujevë dhe 2 raste në Dobërdol ), 5 raste nga Bresja e Fushë-Kosovës dhe 3 raste nga Komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 2 raste në Vërbnicë dhe 1 rast në Shipol).