Arbëri

VV-ja kthehet në opozitë, nis përplasjet me LDK-në

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka udhëhequr seancën e së enjtes, për dallim nga bojkotimi që i bëri seancës të së mërkurës, ku u votua Qeveria e re me Avdullah Hotin kryeministër.

Që në seancën e parë të kësaj legjislature në opozitë, Vetëvendosje e LDK, dikur partnere në Qeveri, janë përplasur në Kuvend, raporton KOHA.