Arbëri

1400 kosovarë riatdhesohen nga Gjermania

1400 kosovarë riatdhesohen nga Gjermania

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani njofton që dje dhe sot janë realizuar edhe dy fluturimet e fundit të posaçme nga Düsseldorfi dhe Stuttgarti me shtetas të Kosovës të cilët kanë qenë pjesë e listave emergjente për riathdhesimin në Kosovë.

“Sipas të dhënave të Ambasadës nga Gjermania në muajt e pandemisë janë riatdhesuar rreth 1400 shtetas të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës.