Arbëri

​Pandemia varfëron qytetarët, por jo edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës

Foto: Koha
 

Ani pse institucionet në Kosovë u sfiduan nga kriza që erdhi si pasojë e përhapjes së Covid-19, të zgjedhurit e popullit nuk u përballën me probleme me të ardhurat.

Deputetët e institucionit që u pasivizua gjatë këtyre muajve, për shkak të pandemisë dhe krizës politike, morën paga të plota. E monitorues të punës së Kuvendit, po vlerësojnë që ky institucion është dashur të jetë më aktiv gjatë kësaj periudhe.