Arbëri

IKSHPK-ja thotë se që nga lehtësimi i masave janë shtuar vatrat e reja të koronavirusit, thirrje për kujdes

Foto: KOHA
 

40 raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në Kosovë. Ky është numri më i madh që prej fillimit të lehtësimit të masave.

E Instituti Kombëtar i SHëndetësisë Publike thotë se që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, janë gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës.