Arbëri

“Fshesa” e qeverisë Kurti përfshiu të paktën 60 zyrtarë të lartë

Një orë para se të niste seanca për votimin e qeverisë së re më 3 qershor, ajo në detyrë mbajti një mbledhje dhe shkarkoi bordin e ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit rajonal “Mitrovica”.

Fshesa, shkarkim, lirim nga detyra, shfuqizim vendimesh për emërim, janë disa nga frazat që me dhjetëra herë u dëgjuan nga fillimi i muajit shkurt, kur zyrtarisht nisi punën qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje bashkë me LDK-në.