Arbëri

Mustafa: Vendimet e shumicës në LDK të respektohen si rregull elementar

Mustafa: Vendimet e shumicës në LDK të respektohen si rregull elementar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është deklaruar pas takimit me kryetarët e degëve të LDK-së, duke thënë se vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull elementar demokratik brenda kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa thotë se “nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohen me protagonizëm individual disa ego dhe sjellje populliste”.