Arbëri

QUINT-i thërret politikanët kosovarë të përmbahen nga gjuha nxitëse

QUINT-i thërret politikanët kosovarë të përmbahen nga gjuha nxitëse

Vendet e QUINT-it, përmes një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë në Kosovë të diskutojnë lidhur me sfidat me të cilat po përballet Kosova, por siç tonë ata, pa fyerje e kërcënime.

Deklarata nga ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, thotë se çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune.