Arbëri

Miratohet Udhëzimi Kundër Dhunës në Familje

Miratohet Udhëzimi Kundër Dhunës në Familje
 

Në seancën e përgjithshme të Gjykatës Supreme, të enjten, është miratuar Udhëzimi lidhur me cilësimin juridik dhe trajtimin e rasteve të Dhunës në Familje, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka elaboruar para gjyqtarëve qëllimin e këtij udhëzimi dhe sqarimet që janë listuar në të. Udhëzimi do të jetë një mjet lehtësues për gjyqtarë e prokurorë dhe profesionistë tjerë të fushës, në mënyrë që për rastet e dhunës në familje, jo vetëm të vendoset me drejtësi, por t’ju krijohet qartësi për dispozitat e caktuara ligjore.