Arbëri

Haradinaj thotë se Kosova s’guxon të ulet në tavolinë ku diskutohet territori

Haradinaj thotë se Kosova s’guxon të ulet në tavolinë ku diskutohet territori
Foto: Alban Bujari / KOHA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e mirëpret rifillimin e dialogut me Serbinë, por thotë se duhet t’iu bëhet e qartë të gjithëve se Kosova nuk guxon të merr pjesë në një tavolinë ku diskutohet për kufijtë dhe ndryshimin e territoreve.

Ish-kryeministri duke mos dashur të komentojë se kujt i takon t’i prijë negociatave me shtetin fqinjë, thotë për KosovaPress se Kushtetuta i përcakton qartë kompetencat e shefit të ekzekutivit dhe të parit të shtetit.