Arbëri

Liberalizimi i vizave, peng i korrupsionit të nivelit të lartë

Liberalizimi i vizave, peng i korrupsionit të nivelit të lartë

Shkalla e korrupsionit të nivelit të lartë mban peng liberalizimin e vizave, tregon një dokument zyrtar. Luftimi i kësaj dukurie është identifikuar nga vetë Qeveria e Avdullah Hotit si kusht i fundit, pas plotësimit të të cilit do të mund të merrej vendimi nga Bashkimi Evropian për t’ua hequr izolimin kosovarëve.

E dhëna ndodhet në Planin e Punës së Qeverisë referuar vitit 2020, i cili është miratuar të hënën, një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA.