Arbëri

Biznesmeni nga Shqipëria ia pa “hairin” presionit të Thaçit për zhvendosjen e institucioneve me qira

 

Ndarja e dekoratës “Urdhri i Pavarësisë” nuk ishte favori i vetëm që presidenti Hashim Thaçi po i bënte në verën e vitit të kaluar Gazmend Demit. Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit kishte ushtruar presion në Qeveri, pas të cilit ishin ndërmarrë veprime për të çuar miliona euro tek i njëjti biznesmen nga Shqipëria.

Presidenca kishte kërkuar nga Ekzekutivi që ta lironte godinën e ish-Komitetit, ku ndodheshin Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Kulturës. Arsyeja formale ishte se atë donte ta shndërronte në seli të Presidencës, raporton KOHA.