Arbëri

Asnjë zyrtar nuk është dënuar për pirje duhani në institucione, Zemaj paralajmëron këshill për kontroll

Asnjë kërkesë për inspektim të hapësirave lidhur me pirjen e duhanit nuk është dorëzuar në Inspektoratin e Punës.

Ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit të këtij inspektorati, Agim Millaku, ka thënë se deri më tani asnjë person zyrtar nuk është gjobitur për konsum të duhanit brenda hapësirave të punës, raporton KOHA.