Arbëri

75 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 38 të shëruar

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Të shtunën janë konfirmuar 75 raste me COVID-19 në Kosovë. Gati gjysma e rasteve të reja janë në Prishtinë. Në Prishtinë janë 36 raste, kurse në Vushtrri nëntë raste të reja.

Raste të reja ka edhe në Mitrovicë (7), Prizren (5), Fushë Kosovë (5), Skënderaj (4), Istog (3), Rahovec (2) dhe Gjakovë, Lipjan, Mamushë e Pejë nga një rast.