Arbëri

LDK-ja s’tregon kush votoi kundër dhe pro Osmanit, Mustafa thotë se është e drejtë e çdonjërit

LDK-ja s’tregon kush votoi kundër dhe pro Osmanit, Mustafa thotë se është e drejtë e çdonjërit
Foto: Alban Bujari / KOHA

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë të ditur se si kanë votuar anëtarët e saj lidhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në këtë parti.

Në një përgjigjeje të shkurtër për KOHË-n, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se votimi është proces i brendshëm dhe se mundet të garantojë vetëm për të dhënat e publikuara të shtunën mbrëma.