Arbëri

Java e parë e verës në Kosovë nis me kushte të paqëndrueshme meteorologjike

Java e parë e verës në Kosovë nis me kushte të paqëndrueshme meteorologjike

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e parë e stinës së verës do të vijojë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, por që nga mesi i javës grafiku në fushat termike do të shënojë ngritje, bashkë me presionin atmosferik.

Reshjet e shiut, sipas IHK-së, do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave, kryesisht të hënën dhe të martën, por me episode të shkurta dhe duke mos e përfshirë gjithë territorin.