Arbëri

Ambasada e SHBA-së e shqetësuar nga shtimi i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, thërret për masa

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dalë me një mesazh për gjithë qytetarët lidhur me masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

Nga kjo ambasadë thuhet se është shqetësuese rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë, ndaj dhe janë të nevojshme mbajtja e maskës dhe distanca e duhur sociale.