Arbëri

Moti në Kosovë

Moti në Kosovë
Foto: Ilustrim

Ka ndryshuar situata meteorologjike. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se fushat me presion të ulët atmosferik të cilat ishin përqendruar ditët e fundit mbi gadishullin Ballkanik, dalëngadalë po zhvendosen në drejtim të lindjes.

“Reshjet e shiut të cilat në sasi vende-vende ishin të intensitetit të lartë, do të ndërpriten për t’u zëvendësuar me rreze dielli dhe me pak vranësira të cilat në pjesë të Dukagjinit mund të sjellin riga të izoluara të shiut”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.