Arbëri

Osmani uron komunitetin egjiptian dhe i falënderon për kontributet

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës së komunitetit egjiptian, ka pritur një delegacion të kryesuar nga deputeti Veton Berisha.

Osmani ka uruar komunitetin egjiptian në ditën e tyre dhe ka falënderuar për kontributin e tyre në shtetndërtimin e Kosovës. Tha se diversiteti kulturor, etnik e religjioz janë të rëndësishme për promovim të vlerave të shoqërisë.