Arbëri

Mustafa: Vetë Hoti duhet të vlerësojë nëse do të vazhdojë takimin në Washington

Mustafa: Vetë Hoti duhet të vlerësojë nëse do të vazhdojë takimin në Washington

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se është në dorën e kryeministrit Avdullah Hoti që të vlerësojë nëse dëshiron të vazhdojë takimin me Serbinë në Washington, pa praninë e presidentit Hashim Thaçi, ndaj të cilit u ngrit aktakuzë nga Zyra e Prokurorit Special në kuadër të Gjykatës Speciale.

Sot Thaçi njoftoi se ka anuluar vizitën në Washington, ndërsa i dërguar i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, kishte thënë se takimi do të mbahet me praninë e Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.