Arbëri

Mustafa: S’mund të ketë paqe afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë pa u zgjidhur çështja e Preshevës

 

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se nuk mund të ketë paqe afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë pa u zgjidhur çështja e Preshevës.

Sipas tij, dialogu ka për qëllim paqen, porse Serbia nuk mund të kërkojë që pakica serbe në Kosovë të trajtohet mbi standarde e pastaj t’ua mohojë të drejtat shqiptarëve të Preshevës.