Arbëri

Temperaturat e larta prekin edhe Shqipërinë

Temperaturat e larta prekin edhe Shqipërinë

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët, por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara, kryesisht në zonat malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, të cilat do të variojnë: në zonat malore nga 14ºC në 28ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 34ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 35ºC.