Arbëri

Dy të vdekur dhe 77 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 77 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dy persona kanë vdekur dhe 77 raste pozitive janë konfirmuar me COVI-19 në 24 orët e fundit. Duket se numri i personave të infektuar me koronavirus nuk ka ndërmend të ulet, shkruan Top Channel.

Ndërkohë kujtojmë se edhe dje rastet ishin të larta, 78 të tilla, ndërsa Ministria e Shëndetësisë apelon që çdo qytetar të tregojë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike.