Arbëri

Limaj kërkon unifikim të skenës politike pas akuzave ndaj Thaçit e Veselit

 

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një deklarate publike ka kërkuar nga skena politike në vend që të harmonizohet një strategji veprimi me një përfshirje sa më gjithëpërfshirëse pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Në deklaratën e publikuar në Facebook, Limaj ka thënë se duke pas parasysh kontekstin nëpër të cilin po kalon procesi i dialogut me Serbinë, vendit i duhet që krerët politikë të bashkërendojnë veprimet për të dëshmuar që interesat e shtetit janë mbi ato individuale.