Arbëri

Haxhiu: Apeli mos ta legjitimojë procesin e noterisë

Haxhiu: Apeli mos ta legjitimojë procesin e noterisë
 

Ish-ministrja e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu, thotë se anulimi i procesit të noterisë në mandatin e saj, nuk ishte bërë për inat të askujt, kësisoj, kërkon nga Gjykata e Apelit që mos ta legjitimojë këtë proces.

Haxhiu thotë se Gjykata e Apelit ka kërkuar ndryshimin e gjyqtarit në departamentin administrativ dhe e ka kthyer në rivendosje procesin, për shkak se siç thotë ajo, “nuk i pëlqen vendimi i shkallës së parë”.