Arbëri

Diplomojnë 15 kadetë të FSK-së, u kërkohet punë, disiplinë dhe shpirt luftarak

 

Dije, disiplinë, punë dhe shërbim ndaj vendit u kërkua nga 15 kadetët të FSK-së, të cilët u diplomuan sot në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë. Eprorët e tyre po kërkojnë nga ta që të gdhendin në zemrat e tyre fjalët detyrë, nder dhe atdhe. Nga 1000 kadetë, të hënën u diplomuan 15 prej tyre, një nga ta është edhe oficerja e ardhshme nga Shqipëria.

Komandant gjenerallejtënant, Rrahman Rama kërkoi nga oficerët e ri të ruajnë kodin dhe nderin dhe vlerat e Ushtrisë së Kosovës. Rama duke inkurajuar të diplomuarit që t’i qëndrojnë besnik synimeve, tha se respekti ndaj të tjerëve eliminon çdo frymë paragjykimi.