Arbëri

Abbott: Mbretëria e Bashkuar do të jetë partnere e Kosovës në luftimin e krimit dhe forcimin e shtetit të së drejtës

 

Prishtinë, 29 qershor - Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar për punët, sfidat dhe prioritetet e tij për fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Me theks të veçantë, Ministri Selimi ka përmendur angazhimin e tij në avancimin e kornizës ligjore që ndihmon në reformimin e sistemit të drejtësisë, identifikimin dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe trajtimin me prioritet të lartë të masave që ka prodhuar nisma reformuese e Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit, disa prej të cilave do të finalizohen gjatë njëqind ditëve të para të qeverisjes.