Arbëri

Osmani pret që gjatë presidencës Gjermane të ndodhë liberalizimi i vizave

Osmani pret që gjatë presidencës Gjermane të ndodhë liberalizimi i vizave
Foto nga Facebook-u i Ramush Haradinajt
17:05

Osmani pret që gjatë presidencës Gjermane të ndodhë liberalizimi i vizave

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova ka shpresa që gjatë presidencës Gjermane të Bashkimit Evropian, do të bëhet liberalizimi i vizave për kosovarët.

Në një postim në rrjete sociale, Osmani ka uruar Gjermaninë për marrjen e presidencës së BE-së duke thënë se evropianët janë me fat që Gjermania është në krye në kohë të pandemisë.

“Presidenca Gjermane sjell momentum të ri në procesin e tejzgjatur të liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës. Jemi me shpresë që me Gjermaninë që udhëheq, populli ynë më në fund do të ketë mundësi të udhëtojë lirshëm nëpër Bashkim Evropian. Shpresojmë se Gjermania do të ruajë kredibilitetin e BE-së”, ka shkruar ajo.

Gjermania pati rikonfirmuar se pozicioni i saj për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës mbetet i pandryshuar. Zyrtarë të Qeverisë së saj kanë thënë për KOHËN se do të vazhdojnë ta mbështesin liberalizimin, përfshirë edhe në periudhën 1 korrik - 31 dhjetor të këtij viti, kur ky shtet e drejton Këshillin e Evropës. Por pengesë, sipas njohësve të integrimeve, mund të jenë Franca dhe disa nga vendet skandinave.

11:28

Haradinaj i bindur se me kryesimin e presidencës së BE-së nga Gjermania, Kosova liberalizohet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është i bindur se me të marrë Gjermania kryesimin e presidnecës së Bashkimit Evropian, Kosova do të marrë liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj beson që Gjermania do t’i jap fund “politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian” në raport me Kosovën

“Që sot, Gjermania kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Shteti gjerman me konsistencë ka mbështetur Kosovën drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit, prandaj kryesimi i BE-së nga një aleat si Gjermania, përbën lajm të mirë për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai.

Kryetari i AAK-së, Haradinaj, ka shprehur besimin se kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel i kupton si askush tjetër në BE nevojat e Kosovoës.

“Kancelarja Merkel si askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës që janë ndrydhur për një kohë të gjatë, si pasojë e politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian. Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t'i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai.