Arbëri

Qeveria kërkon përshpejtimin e procesit për tërheqjen e 10 për qind të kontributeve nga Trusti

Qeveria kërkon përshpejtimin e procesit për tërheqjen e 10 për qind të kontributeve nga Trusti
 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe TRUST-i që të përshpejtojnë nismën që qytetarëve t’u mundësohet tërheqje e dhjetë për qind të kursimeve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Sipas njoftimit nga Qeveria, kërkesën Hoti e ka bërë të mërkurën në një takim me guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti, drejtuesit e Trustit dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami. Në njoftim thuhet se kjo kërkesë bëhet me qëllim të “zbutjes së pasojave në ekonominë familjare si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia Covid 19”.