Arbëri

Aktakuza ndaj Thaçit s’e ndal dialogun, Brukseli paralajmëron takim në korrik

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndalet me gjithë rrethanat e krijuara pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili kishte marrë rolin prijës në këtë proces.

Derisa zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se në korrik planifikojnë t’i thërrasin palët në takim, Shtetet e Bashkuara nuk kanë caktuar ndonjë datë, megjithëse nuk do t’i ndalin përpjekjet.