Arbëri

Von Cramon shpreson që në vjeshtë të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Von Cramon shpreson që në vjeshtë të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përmes një postimi në Twitter ka thënë se është optimiste për dialogun Kosovë-Serbi, derisa është optimiste se marrëveshja për njohje reciproke do të arrihet në vjeshtë.

“Jam optimiste për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lajçak ka arritur të takojë të dyja palët, Hoti dhe Vuçiq erdhën në Bruksel javën e kaluar. Me udhëheqjen e BE-së do të jemi në gjendje të lëvizim përpara së shpejti. Faza tjetër shpresojmë të jetë konferenca e Parisit”, ka shkruar Von Cramon.