Arbëri

Mbërrin në 54 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Mbërrin në 54 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Tri raste të vdekjes nga koronavirusi janë regjistruar në raportin e ri ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Përderisa të martën ishin 51 raste në raportin e IKSHPK-së, të mërkurën numri ka shkuar në 54.

Të mërkurën u njoftua se në Viti në mbrëmjen e së martës kishte vdekur një 82-vjeçare, ndërsa Komuna e Gjilanit njoftoi për vdekjen e një 63-vjeçari, përderisa për rastin e tretë s’ka njoftime zyrtare.