Arbëri

Shqipëria me moton turistike “Pusho shqip”

Shqipëria me moton turistike “Pusho shqip”

“Pusho shqip”. Kjo është motoja e këtij sezoni turistik të pazakontë në Shqipëri, ku pandemia e koronavirusit detyron turizmin patriotik. Pushimet e verës në Shqipëri dhe të dimrit në Kosovë! Ky ka qenë rekomandimi i thjeshtë që është bërë të mërkurën në plazhin e Shëngjinit, ku është zyrtarizuar sezoni i përbashkët turistik Shqipëri-Kosovë.

Zyrtarizimi i sezonit mes Shqipërisë e Kosovës bën bashkë në Shëngjin përfaqësues të të dy qeverive. Në takim ishte i pranishëm ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti, Vesel Krasniqi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, etj.