Arbëri

MPJD-ja thotë se duhet të vërtetojë ligjshmërinë e vendimeve të Konjufcës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, të mërkurën pezulloi 40 vendime që ishin marrë nga ish-ministri Glauk Konjufca.

Këto vendime në bazë të numrit të referencës kanë të bëjnë me kthimin e diplomatëve që kanë gradë më të ulët se ambasadorë e konsuj, që janë në misione diplomatike më shumë se 4 vjet, raporton KOHA.