Arbëri

Odat Ekonomike kërkojnë që sa më shpejtë në Kuvend të kalojë rishikimi i buxhetit

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Oda Amerikane dhe ajo ekonomike e Kosovës kanë kërkuar që sa më shpejt të bëhet rishikimi i buxhetit në mënyrë që të fillojë rimëkëmbja ekonomike.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se rishikimi i buxhetit duhet të ndodhë më së largu në dy javët e ardhshme.