Arbëri

Kosnett: Demokracia s’është sport për spektatorë, kërkon angazhim e këmbëngulje aktive të qytetarëve

Kosnett: Demokracia s’është sport për spektatorë, kërkon angazhim e këmbëngulje aktive të qytetarëve

Këtë vit, ambasada e Shteteve të Bashkuara feston 244 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së kombit tonë me temën “Ne jemi me ju”, duke i falënderuar qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj të cilat bashkëpunojnë me ne dhe përpiqen ta bëjnë Kosovën një vend ku paqja, drejtësia dhe mirëqenia mbizotërojnë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në një komunikatë të Ambasadës Amerikane në Kosovë thuhet se përderisa COVID-19 vazhdon të ndikojë në botë, pritja jonë tradicionale është zëvendësuar për t’u shënuar në mënyrë virtuale për shkak të masave të sigurisë personale dhe për ta mbajtur distance sociale.